Haradinaj i dërgon letër Mogherinit për taksën ndaj produkteve serbe

0
23

Kryeministri Haradinaj ka bërë të ditur se e ka njoftuar përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe të gjithë ambasadorët në Kosovë lidhur me vendosjen e masës prej 100 për qind për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Në hollin e Kuvendit të Kosovës, Haradinaj tha se pret që përfaqësuesja e BE-së  në Kosovë, Natalyia Apostolova ta njoftojë Mogherininin lidhur me sqarimin e Qeverisë për këtë vendim.

“Sapo iu kam dërguar letër të gjithë ambasadorëve edhe të BE-së.  Zonjës Apostolova i kam shpjeguar faktet pse kemi ardhur deri te ky vendim në çka e kemi bazuar. Është një vendim i Kosovës, sovrane në mbrojtje të interesit të vet, por është i argumentuar pse e bëjmë këtë, kryesisht është mosrespektimi i marrëdhënieve tregtare Kosovë-Serbi, nga Serbia duke vu bllokadë tarifore për çdo produktet tona, shtuar këtu edhe agresivitetin ndaj Kosovës”, ka thënë ai.

Ndërkohë, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, Haradinaj tha se masa prej 100 për qind nuk do të hiqet derisa në njohjen nga Serbia. I pari i ekzekutivit kërkoi qëndrueshmëri edhe nga institucionet e Kosovës, si dhe kërkoi nga bizneset vendore që të jenë korrekte dhe mos të ketë rritje enorme të çmimeve.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here