Haradinaj: Taksa nuk hiqet, vizat do të liberalizohen më shpejt sesa ka thënë Hahn

0
20

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova ka dy kërkesa ndaj Bashkimit Europian

“Ta normalizojë dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe t’i liberalizojë vizat. Të dyja janë në proces”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për media.

“Liberalizimi nuk ndërlidhet me taksën. Besoj se do ta marrim liberalizimin në një të ardhme të afërt, jo ashtu siç ka thënë komisioneri Johanes Hahn”.

“Ndërsa taksa hiqet vetë kur Serbia e njeh Kosovën. Kemi interes Serbia ta njoh Kosovën për shkak se i ndryshon proceset tona integruese, ndërsa edhe Serbia ka interes për diçka siç është tregu i Kosovës”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here