HARADINAJ: VITI 2019 DO TË JETË VIT I EKONOMISË

0
13

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe një herë ka përsëritur se viti 2019 do të jetë vit i ekonomisë.

Madje, ai tha se përkundër sfidave që mund ti kenë gjatë këtij viti do të përpiqen që të mbeten të fokusuar në ekonomi.

Këto komente kryeministri i Kosovës i ka bërë gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik. “Viti që shkoj ka qenë një vit më shumë i infrastrukturës ligjore, rend dhe ligj. Ky vit është i ekonomisë dhe do ti kthemi seriozisht temave ekonomike. Edhe pse në Kosovë e kemi politikën tatimore më të favorshme në rajon, por dëshirojmë prapë që ti dëgjojmë investitorët. I kemi 11 investues potencial që pritet të investojnë në Kosovë. Ligji i punës është miratuar dhe është përcjellë në Parlament, ajo që është e rëndësishme është çështja e lehonisë. Ligji për festat zyrtare nuk ka avancim, ka mbetur ashtu siç ka qenë”, tha ai.

Kryeministri ka thënë se sfidë mbetet implementimi i ligjeve. “Ne kemi plotë sfida implementuese në Kosovë, ne nuk është se nuk hartojmë ligje, por dobësitë tona hetohen kur bëhet fjalë për implementim”, tha ai.

Ministri i MTI-së, Endrit Shala, u shpreh se do të angazhohen që të ketë zhvillim më të madh ekonomik gjatë këtij viti.

“Tërheqjen e investimeve në vend. Duke qenë se këtë vit qeveria e ka shpallur vit të ekonomisë do të angazhohemi në përmirësimin e jetesës së qytetarëve të Kosovës, zhvillim ekonomik dhe prurjen e investimeve të huaja”, tha ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here