Hashim Thaçi: Ushtarët e Kosovës i tërë populli do t’i shikojë me respekt

0
28

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në prag të transformimit të FSK-së në ushtri të rregullt, ka vizituar ushtarët në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ai ka thënë se rrugëtimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës simbolizon ecjen dhe zhvillimin e shtetit tonë.

“Një proces me hapa të gjatë dhe të mundimshëm, por gjithmonë i orientuar drejt arritjes së një qëllimi të qartë, në dobi të qytetarëve të të gjitha komuniteteve në vendin tonë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij të Facebook-ut.

“Për qytetarët dhe institucionet, Forca e Sigurisë de fakto ka qenë gjithmonë Ushtria e Kosovës”.

“Por, nga ky muaj, me mandatin e ri, vajzat dhe djemtë tanë, me dinjitet e krenari edhe do ta mbrojnë Republikën e Kosovës, duke kontribuar gjithnjë në ndërtimin dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe më gjerë”.

“Sot, nesër dhe përgjithmonë, Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe ushtarët tanë, i tërë populli ynë do t’i shikojë me respekt, me nderim dhe krenari”.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here