Hoti: Thaçi dëshiron të merret vesh me Vuciqin, pa BE’në dhe Amerikën

0
10

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë se ideja për ndryshimin e kufijve ka gjenezën në Moskë dhe në Beograd. Sipas Hotit, vetëm këtyre dy qendrave iu konvenon pengimi i konsolidimit të shtetit të Kosovës dhe presidenti Hashim Thaçi, po e ndihmon këtë.

Hoti i LDK’së, në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për idenë e Presidentit Thaçi për korrigjim kufijsh, ka thënë se Thaci po e vë në pikëpyetje shtetësinë e Kosovës.

“Në kohën kur do të duhej të jemi më të bashkuar, ideja për korrigjim kufijsh na ka dobësuar”, ka thënë Hoti, transmeton Gazeta Express.

Sipas Hotit, kërkesa e Thacit në Austri që t’i lihet atij dhe Vuciqit në duar zgjidhja e problemit mes dy shteteve, pa u përfshirë SHBA, ka qenë e rrezikshme.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here