Hoti tregon pse i quajti “bandë kriminale” krerët e shtetit

0
64

Avdullah Hoti, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi mund t’i shpalosë qëndrimet për korrigjim kufijsh si zgjidhje të çështjes me Serbinë vetëm në konferenca për media.

Ditën kur dështuan të mbahen dy seanca të jashtëzakonshme, një e thirrur nga koalicioni qeveritar dhe tjetra e thirrur nga opozita, Avdullah Hoti i kishte quajtur “banda kriminale” krerët e qeverisë.

Hoti edhe sonte nuk është pishman për deklaratën që bëri.

Sipas tij, nëse shihen veprimet dhe situatat nëpër të cilat ka kaluar ky koalicion është e pamundur të quhen ndryshe.

“Sjelljet që kanë pas gjatë atyre ditëve, kryetari i Kuvendit, kryeministri dhe disa zyrtarë të tjerë duke i fyer me epitete nga më të ndryshmet opozitën, mua personalisht, kryetarin Isa Mustafa. Ata thirrën një seancë para seancës tonë dhe dështoi. Sot e kësaj dite seanca nuk është duke u mbajtur”, ka thënë Hoti. “Nëse shkojmë pak në histori të këtij koalicioni dhe nëse i shohim disa veprime e ki vështirë me ardh në përfundime tjera”.

Shefi i GP të LDK-së thotë se gjatë këtij legjislacioni është përballur me cilësime nga më të ndryshmet duke filluar prej kryeministrit dhe duke vazhduar me kryetarin e Kuvendit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here