Hoxha kërkon të përmbyllet vendimmarrja për liberalizimin e vizave

0
12

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti në takim Ministrin Federal të Austrisë për çështjet e Bashkimit Evropian, Gernot Blümel me bashkëpunëtorë, i cili njëherësh përfaqëson Presidencën austriake të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Ministrja Hoxha ka falënderuar dhe shprehur mirënjohje për Ministrin Blümel, për mbështetjen austriake për Kosovën, në të gjitha fazat e shtetformimit dhe shtetndërtimit, duke u fokusuar në përkrahjen rreth liberalizimit të vizave si dhe fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale.


“Ne çmojmë jashtëzakonisht shumë kontributin dhe përkrahjen e Austrisë, në veçanti rreth liberalizimit të vizave. Ne tashmë kemi filluar fushatën informuese për këtë proces të rëndësishëm për Kosovën dhe qytetarët e saj”, theksoi në takim Ministrja Hoxha, duke shtuar se ky është sukses i përbashkët me vendet mike si Austria e cila ishte vazhdimisht krah qytetarëve të Kosovës.

Ministrja theksoi se Kosova ka nevojë për përkrahjen e mëtejme të Austrisë, sidomos në këtë fazë duke përshpejtuar vendimmarrjen për liberalizimin e vizave në mënyrë që ky proces të përmbyllet gjatë presidencës austriake.

Ministri Federal i Austrisë për Bashkimin Evropian, Blümel, vlerësoi angazhimin e Kosovës për përmbushjen e kushteve nga udhërrëfyesi si dhe masave të MSA-së. Ai ofroi përkrahje të Austrisë në proceset që po kalon Kosova.

Ministrja në takim me Ministrin Blümel, vuri në dukje edhe përkushtimin për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe Agjendën Evropiane të Reformave, ERA 2, e cila parashikon vijimin e zbatimit të reformave me vëmendje të veçantë për reformën e administratës publike.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/hoxha-kerkon-te-permbyllet-vendimmarrja-per-liberalizimin-e-vizave-579993/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here