I dyshuari për vrasje të rëndë në Pejë mbetet në paraburgim

0
14

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka lënë në fuqi masën e paraburgimi prej një muaji ndaj të pandehurit Sh.G.

Në këtë mënyrë, kjo gjykatë e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e avokatit mbrojtës kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 25.09.2018.

Sh.G. është i dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 179, paragrafi 1, nënparagrafi 1.5 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe “Mbajte në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 i këtij kodi.

Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës së parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, konform dispozitave të nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here