Imami zbulon se që 37 vjet të gjithë janë falur gabim në xhami

0
34

‘Xhemati’ i një xhamie në Turqi është falur në drejtim të gabuar për rreth katër dekada, para se imami i tyre i ri të kuptonte gabimin, thuhet sipas mediave turke.

Xhamia në Sugoren, në provincën perëndimore (Yalova) të vendit, kishte një të metë kyçe në ndërtimin e saj, që kishte bërë që myslimanët të drejtoheshin në anën e gabuar, raportoi Daily Sabah.

Hurriyet, duke cituar agjencinë e lajmeve Demiroren, tha se imami Isa Kaya u zgjodh imam i kësaj xhamie vitin e kaluar dhe pas thashethemeve se muri i xhamisë nuk përputhej me drejtimin nga Qabja në Mekë, ai vendosi të merrte këshillën e myftive Zyrtarët konfirmuan se xhamia është ndërtuar gabim, kur ishte ndërtuar më 1981. Më pas, imami përdori një pikë matëse të përkohshme për t’i drejtuar njerëzit në drejtimin e duhur.

“Ia kemi shpjeguar situatën xhematit dhe shumica e tyre kanë reaguar pozitivisht ndaj zgjidhjes sonë”, tha imami për Agjencinë e Lajmeve Demiroren. Një arkitekt do të marrë përsipër detyrën e riprojektimit të strukturës.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here