ISH-KANCELARI GJERMAN KA NJË KËRKESË PËR LIDERËT NGA KOSOVA

0
107

Ish-kancelari gjerman Gerhard Shrefer ka komentuar zhvillimet e fundit për çështjen e Kosovës.

Ish kancelari gjerman Gerhard Shrefer ka deklaruar se është reale që Seria më 2025 të hyjë në Bashkimin Evropian.

Por, ai shtoi se Prishtina herë do kur duhet ta heq vendimin për taksë ndaj mallrave serbe dhe se ky është parakushti që palët të rikthehen në tavolinën e negociatave.

“Absolutisht mendoj se vendimi për taksë është gjë e keqe. Mendoj se ato do të hiqen dhe nuk është vetëm mendim i imi personal, por mendim i Bashkimit Evropian dhe shteteve tjera se kjo duhet të ndodhë”, u shpreh Shreder për “Blic”.

Shreder, i cili gjatë vizitës së tij në Serbi do të takohet me presidentin Aleksandar Vuçiq për të biseduar për mundësinë ekonomike dhe politike në Serbi, ka thënë se është e nevojshme të arrihet një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Dialogu ishte duke shkuar me rrjedhë të mirë”, u shpreh ai.

Por, pastaj erdhi taksa.

“Shpresoj se do të hiqet në mënyrë që të arrihen marrëveshje të caktuara për të cilat kemi dëgjuar në fillim të bisedimeve”, theksoi ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here