ISH-SEKRETARI I MINISTRISË SË INTEGRIMEVE EVROPIANE KËRKON DORËHEQJEN E DHURATA HOXHËS

0
13

Komisioneri i Bashkimit Evropian, Johhanes Hahn ka thënë se koha e mundshme për liberalizim të vizave mund të jetë viti 2020, duke shuar shpresat se këtë vit mund të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

Krerët e institucioneve në Kosovë asnjëherë nuk i ndalen premtimet duke dhënë data nga më të ndryshmet. Shoqëria civile dhe opozita kërkojnë përgjegjësi, ndërkohë ka që mendojnë se Bashkimi Evropian po tregohet i padrejtë në raport me Kosovën.

Johhanes Hahn  në Prishtinë tha pa asnjë dyshim, se liberalizimi ka mundësi të ndodh në vitin 2020. Asnjë përgjegjësi ende askush nuk ka dhënë nga udhëheqësit e Kosovës, për mosrealizimin e këtyre premtimeve.E ky dështim duhet të ketë përgjegjësi, që sipas Demush Shashës ish-sekretar i përgjithshëm i kësaj Ministrie dhe nga Instituti i Kosovës për Politikat Evropiane EPIK, ajo është tek politikanët.

Ai konsideron se llogaridhënia duhet të jetë si vlerë dhe parim. Për KosovaPresss, Shasha thotë se dikush nga pushtetarët, e veçmas, Ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha, duhet të dorëhiqet. Njohësi i integrimeve evropiane, ndër të tjera, thekson se deklaratat si akuza ndaj BE-në, janë të pamatura dhe të gabueshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here