Kadri Veseli: Na mungoi edhe sonte shumë legjenda jonë, Fadil Vokrri

0
25

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga Federata e Futbollit të Kosovës, ka thënë se vepra dhe trashëgimia e Fadil Vokrrit për futbollin do ta përcjellë Kosovën përherë.

Veseli ka thënë se suksesi që ka shënuar Kombëtarja e Kosovës gjatë këtij viti, është meritë e punës dhe vizionit të legjendës Vokrri.

“Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga Federata e Futbollit të Kosovës, pata nderin që Mirënjohjen për Fadil Vokrrin t’ia dorëzoj birit të tij, Gramoz Vokrrit”, ka thënë Veseli.

“Do të punojmë shumë dhe bashkë me Federatën e Futbollit të Kosovës për të arritur majat e suksesit, për të qenë kampionë të futbollit, ashtu si ishte vetë Fadil Vokrri”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here