Kapet një burrë në Vërmicë duke kontrabanduar sasi të konsiderueshme fishekësh

0
27

Dje rreth orës 18:00 një burrë është kapur nga policia në pikën kufitare të Vërmicës.

I dyshuari është zënë duke kontrabanduar municion nga Shqipëria për në Kosovë, njofton policia.

Atij i janë zënë 720 copë fishek të kalibrit 7.61 mm, ndërsa kur i është kontrolluar shtëpia i është gjetur edhe një pushkë automatike AK-47 e cila ka qenë e prishur.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here