Kërkohet kategorizim në propozimin për shtesa të fëmijëve

0
10

Në Kuvendin e Kosovës u debatua sërish për idenë e shtesave të fëmijëve në vlerë prej 10 eurosh në muaj.

Në tentimin e parë nuk kaloi votimi i Propozim Rezolutës nga Debati parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, mbështetur edhe nga 7 deputetët nënshkrues nga GP i AAK-së, në lidhje me shtesat e fëmijëve.

“Prapë ka bllokadë në votim, nuk kalon. Do ta hedh në votim sërish”, tha nënkryetari Xhavit Haliti.

Ndërkaq, shefi i GP të PDK-së, Memli Krasniqi kërkoi që të bëhet kategorizim i shtesave për fëmijët.

“E mbështesim në parim që tu ndahen shtesa fëmijëve, por  ka mendime të ndryshme për këtë çështje dhe kërkojmë të ketë kategorizim pasi nuk mund të marrin ndihma të gjithë fëmijët njësoj edhe ata të milionerëve dhe ata që kanë nevojë”, tha Krasniqi.

“Edhe unë po habitem me deklarimet e zotëri Krasniqit, ishte si të fliste në emër të PSD-së. Ne jemi për shtesa për fëmijët, por duhet të jetë progresive. Por do ta mbështesim këtë iniciativë”, tha Pantina.

Kurse në kundër replikë Krasniqi i PDK-së shtoi se bindjet ideologjike nuk mund të jenë mbi interesa të qytetarëve.

“Konsideroj se në këtë rast po flasim për pjesën më të ndjeshme të shoqërisë, për fëmijët e Kosovës”, tha deputeti.

Kurse, Daut Haradinaj nga AAK propozoi që grupet parlamentare të tregojnë  nga një emër dhe të bisedojnë për të harmonizuar një qëndrim lidhur me shtesat e fëmijëve.

Ndërsa, Bilall Sherifi nga Nisma tha se deputetët po flasin për shtesa të fëmijëve sikur për skema sociale.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here