Këshillit për Trashëgimi Kulturore s`iu kërkua që Lahuta të futet në listën e mbrojtjes

0
35

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore ka  prezantuar sot “Raportin për projektet e investuara në trashëgimi kulturore nga MKRS-ja, për vitet 2008-2018 ”

Në këtë prezantim u tha se fusha e trashëgimisë po përballet me vështirësi të shumta.

Për këto vite (2008-2018) buxheti i ndarë për këtë fushë ka qenë mbi 20 milionë euro.

Aty u tha se asnjë projekt nuk ka ardhur në këtë Këshill për vlerësim, e që kjo mbetët shqetësim dhe problematikë që po e përcjell Këshillin tash e 10 vjet.

Isuf Koci, Udhëheqës ekzekutiv i Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, tha se problematikë dhe shqetësim mbetet mossjellja për vlerësim në Këshill, e projekteve të trashëgimisë kulturore ngase siç tha ai projektet e trashëgimisë kulturore në bazë të ligjit për trashëgimi kulturore, autoritet të  vetëm  e kanë Këshillin, i cili është përgjegjës për vlerësimin e projekteve.

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, Ismajl Kurteshi, përmendi  neglizhencën e institucioneve të Kosovës për të mos mbrojtur lahutën si instrument tradicional i Kosovës.

E , prezantimin e këtij raporti e bëri Arsim Havolli,  zyrtar i lartë për Trashëgimi Arkeologjike.

AI tha se ku raport është i ndarë në tre kapituj që kanë të bëjnë me projekte kapitale, ku përfshihen të gjitha kategoritë e trashëgimisë kulturore.

“Për periudhën 2008-2018 janë ndarë mbi 20 milionë euro, një ndër to kanë qenë edhe mjetet për kthimin e thesarit arkeologjik nga Serbia, por që nuk ka pasur veprime konkrete.  Trashëgimia arkeologjike, parat kanë shkuar për gërmime arkeologjike, për këto projekte nuk është ditë çfarë destinimi kanë. Ndarjet në bazë të lokaliteteve, shumicën e mjeteve e ka marrë kalaja e Prizrenit pasur nga kalaja e Ulpianës. Kalaja e Prizrenit, në aspektin e qasjes është e vështirë se deri më tani nuk është bërë qasja përmes një lifti, gjendja e këtij aseti ka filluar të përmirësohet”, tha ai, raporton EO.

Kreshnik Bajraktari, udhëheqës i divizionit për trashëgimi shpirtërore, ka folur për trashëgiminë shpirtërore për të cilën tha se kjo kategori është e lënë pas dore.

“Kjo kategori ka qenë e lënë pas dore dhe deri në vitin 2015-të nuk ka figuruar asnjë element në listën e mbrojtjes së përkohshme të hartuar nga ministria.  Kemi pasuri të trashëgimisë shpirtërore, psh, “Eposi i Kreshnikëve”, si rasti i fundit për të cilin po vajtojmë të gjithë dhe për të cilin kanë përgjegjësi të gjitha institucionet ngase nuk e kanë trajtuar në nivelin meritor. Ky element nuk ka ardhur në Këshill për tu vlerësuar ose për tu shpallur në mbrojte të përhershme”, ka thënë Bjaraktari .

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here