KLANI “PRONTO” NESËR ZAPTON SISTEMIN PROKURORIAL

0
15

Bahri Hyseni, i cili pritet të zgjedhet nesër kryesues i KPK-së, u bë personazh i njohur dhe komik dy vjet më parë kur Insajderi publikoi përgjimet e Adem Grabovcit dhe të tjerëve. Aty diskutohej për punësimin e tij si anëtar i Bordit të KOSTT-it.

Klani “Pronto” nesër zapton sistemin prokurorial

Nesër pritet që protagonisti i skandalit të përgjimeve “Dosja e Shefave”, Bahri Hyseni, të zgjedhet kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Burime nga Këshilli Prokurorial i kanë thënë Gazetës Online Insajderi se Hyseni nuk ka kundërkandidat për kryesues te KPK-së. Kësisoj, klani politik “Pronto” pritet ta zaptojë krejtësishtsistemin e Prokurorisë në vend. 

Burimet i kanë thënë Insajderit se në momentin e fundit nga gara është tërhequr anëtarja e KPK-së, Ikramije Bojaxhiu. Mirëpo ajo është tërhequr për të mos ia rrezikuar Blerim Isufajt votat për kryeprokuror të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Bojaxhiu është e afërt me kryesuesin në largim te KPK-së, Blerim Isufaj, i cili pritet të zgjedhet kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Bahri Hyseni, i cili pritet të zgjedhet nesër kryesues i KPK-së, u bë personazh i njohur dhe komik dy vjet më parë kur Insajderi publikoi përgjimet e Adem Grabovcit dhe të tjerëve. Diskutohej për punësimin e tij si anëtar i Bordit të KOSTT-it.

Klani “Pronto” rrit fuqinë dhe ndikimi në sistemin prokurorial

Bidseda ishte zhvilluar më 5 nëntor 2011.

“Po, unë s’kom kunkuru o shef”, i thoshte Hyseni, Adem Grabovcit në vitin 2011.

Hyseni nuk e kishte pranuar këtë vend pune. Donte diku tjetër. Megjithatë, linte të hapur mundësinë që kudo që vendosin “Shefat”, ai do të pranonte. Hyseni më vonë ishte bërë prokuror në Prokurorinë Themelore të Ferizajt dhe anëtar i Komisionit për Akte Normative në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Aktualisht është anëtar i Këshillit Prokurorial.

Ndërkaq, siç raportoi Insajderi të premten, prokuror në Prokurorinë e Shtetit, pritet të zgjidhet Jetish Maloku, aktualisht kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Gjilanit.

Në këtë mënyrë, plotësohet mozaiku i njerëzve të ndikuar nga PDK-ja, dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Fuqizimi i “Klanit Pronto”, brenda sistemit prokurorial po bëhet në kohën kur prokurorja speciale, Drita Hajdari, po lufton në Gjykatë për ta dëshmuar fajësinë e të akuzuarve në krye me Adem Grabovcin. Mes të akuzuarve janë edhe ministri i Inovacionit, Besim Beqaj – mik i afërm i kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi. /Insajderi.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here