KOMANDANTI I KFOR-IT TREGON SE A KA GJASA TË PËRSËRITEN TRAZIRAT E MARSIT NË KOSOVË

0
45

Komandanti i KFOR-it, Lorenzo D’Adario ka folur për situatën aktuale në Kosovë, zhvillimet politike si dhe prezencën e misionit paqeruajtës në Kosovë.

Duke iu bërë thirrje politikanëve të Kosovës dhe atyre të Serbisë për vetëpërmbajtje, ai ka thënë se retorika të dhunës mund të dërgojnë në incidente ndëretnike në vend.

Ai tutje thotë se momentalisht në Kosovë nuk ka indikacione që mund të ketë incidente, mirëpo se sipas tij deklaratat e të dy palëve mund ta prishin qetësinë.

“Aktualisht nuk ka indikacione se mund të ketë incidente. Por, jam i shqetësuar me deklaratat që vijnë nga të dy palët. Retorika të tilla mund të krijojnë një atmosferë të tensionuar kur incidentet më të vogla mund të shndërrohen në të mëdha”, ka thënë ai.

I pyetur nga mediat serbe për iniciativën e kryetarit të Jugut të Mitrovicës, Agim Bahtiri për bashkimin e qytetit, D’Adario thotë se KFOR-i është në Kosovë për të siguruar paqen dhe stabilitetin për të dy palët dhe se për të gjitha është në kontakt me organet kompetente.

“Detyra jonë është që të sigurojmë një atmosferë të sigurtë për të gjithë. Ne jemi në dijeni për deklaratat e dy palëve por ne flasim me të gjithë, serbët dhe shqiptarët. Ne jemi në kontakt me strukturat qëndrore dhe lokale të Kosovës. Ne shpesh kemi trajnime nëpër të gjitha pjesët e Kosovës sepse duam të jemi gati”, shton ai për gazetën ‘Politika’ të Serbisë.

Duke folur për mundësinë që të përsëriten trazirat e marsit të 2004-tës, ai thotë se nuk ka hapësirë për frikë dhe se sipas tij shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ajo kohë.

Komandanti i KFOR-it nuk kaloi pa u pyetur edhe se pse forcat amerikane janë përherë në veri të vendit,  transmeton lajm.net.

“Aty ka ushtarë nga 28 shtete. Tek e fundit, amerikanët kanë qenë prezent në veri që nga fillimi”, përgjigjet ai.

Ai thotë zgjidhjen permanente ua lë politikanëve në dorë dhe se nuk do të mirret me deklarata politike.

“Më lejoni ta kryej punën time, zgjidhjen mes dy vendeve ua lë politikanëve”, përfundon intervistën e tij D’ Adario.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here