KOMF organizon konferencë për gjithëpërfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në sistemin e rregullt arsimor

0
13

Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF në kuadër të projektit “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në Kosovë” të financuar nga zyra e BE-së në Kosovë dhe bashkëfinancuar nga zyra e UNICEF-it në Kosovë, zhvilloi Konferencën e parë Nacionale për të adresuar më tej rekomandimet e dala nga Indeksi për Mbrojtjen e Fëmijës 2.0.

Konferenca u drejtua nga Z. Petrit Tahiri, udhëheqës i Grupit Tematik për Arsim në kuadër të KOMF dhe u orientua në çështjen e ofrimit të shërbimeve cilësore e multidisiplinare për garantimin e gjithëpërfshirjes në shkolla, me fokus përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara. Në fjalën e hapjes morën pjesë: Znj. Arbërie Nagavci, deputete e Kuvendit të Kosovës, anëtare e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, Znj. Lulavere Kadriu Behluli, Udhëheqëse e Divizionit për Arsimin e Fëmijëve me Nevoja të Veçanta, MASHT, Z. Qazim Gashi, Udhëheqës i Divizionit për Aftësi të Kufizuar dhe Personave të Moshuar, MPMS si dhe Znj. Kozeta Imami, zyrtare për ZHFH, sektori i arsimit UNICEF.

Znj. Nagavci potencoi se njeh rëndësinë e përfshirjes në arsim të rregullt të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe ndër të tjera theksoi se edhe Komisioni Parlamentar i ka dhënë prioritet dhe e ka adresuar çështjen e arsimit cilësor për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Ndërkohë Znj. Behluli tregoi për politikat e hartuara dhe hapat që MASHT ka ndjekur për të përmirësuar situatën por duke pranuar në anën tjetër nevojën e një shoqërie civile aktive e cila mat impaktin e këtyre politikave dhe hapave, tek vetë fëmijët.

Znj. Imami prezantoi fokusin kryesor të punës së KOMF, kohën dhe përpjekjet e nevojshme për të arritur deri në një mbulim efikas të fushës së arsimit dhe shëndetësisë, përveç asaj të mbrojtjes së fëmijëve.

Pas fjalës hyrëse, Znj. Remzije Krasniqi nga Grupi Tematik për Arsim në KOMF, prezantoi shkurtimisht situatën dhe të gjeturat kryesore të Indeksit për Mbrojtjen e Fëmijës 2.0, të lidhura me përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në arsimin e rregullt. Ndër nevojat kryesore ajo theksoi mungesat e planifikimit adekuat financiar që mundëson zbatimin e legjislacionit, mungesën e standardeve financiare për të shoqëruar ato të cilësisë, nevojën për rritje të stafit profesional si psikologë, pedagogë, asistentë, etj.

Po ashtu ajo evidentoi si nevojë të dalë nga Indeksi ekzistencën e barrierave fizike të cilat duhen të hiqen për të mundësuar qasjen në arsim si dhe nevojën për statistika të sakta në nivel nacional dhe po ashtu të segreguara për fëmijët me aftësi të kufizuar, gjë e cila do të lehtësonte planifikimet buxhetore.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here