Komuna e Mitrovicës dhe KEDS-i arrin marrëveshje për furnizim të rregullt me energji elektrike për banesën kolektive në Stantërg

0
143

Komuna e Mitrovicës dhe KEDS-i arrin marrëveshje për furnizim të rregullt me energji elektrike për banesën kolektive në Stantërg

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot ka pritur në një takim kryeshefin ekzekutiv të KEDS-it, Alper Erbas, dhe këshilltarin e tij ekzekutiv, Avni Alidemaj, të cilët i njoftoi me problemet e ndryshme që qytetarët e komunës po kanë sa i përket furnizimit me rrymë elektrike dhe problemet me të cilat ata po ballafaqohen.

Në veçanti ai i njoftoi me problemet që kanë banorët e banesës kolektive në fshatin Stan Tërg lidhur me mungesën e furnizimit me energji elektrike si dhe banorët e fshatit Suhadoll, ku janë raportuar dëme në shtyllat elektrike të cilat po rrezikojnë jetën e banorëve të atyshëm, të cilët edhe po përballen me reduktime të rrymës, pikërisht si pasojë e dëmtimit të këtyre shtyllave.

”Ju kisha lutur që sa më parë ekipet tuaja profesionale të dalin në vend të ngjarjes, të vlerësojnë gjendjen reale dhe të ndërmarrin masa për sanimin e dëmeve, përkatësisht për rregullimin e shtyllave, në mënyrë që banorët të kenë furnizim të rregullt me energji elektrike”, tha ndër të tjerash kryetari Bahtiri.

Ndërsa kryeshefi ekzekutiv nga KEDS, z. Erbas, fillimisht falënderoi kryetarin Bahtiri për bashkëpunimin e suksesshëm të deritashëm, falë të të cilit është arritur të realizohen shumë projekte të përbashkëta në të mirë të qytetarëve. Ai premtoi se menjëherë do të dërgoj në terren ekipet përkatëse për të marrë masat e nevojshme për evitimin e avarive dhe për përmirësimin e furnizimit të rregullt me energji elektrike të këtyre fshatrave.

Po ashtu, kryetari Bahtiri kërkoi nga zyrtarët e KEDS-it që të angazhohen për përmirësimin e gjendjes edhe në fshatrat Vllahi, Rashan dhe Bare sepse edhe ato kanë probleme me shtylla elektrike për shkak të vjetërsisë së tyre.

Në fund kryetari Bahtiri dhe drejtori i KEDS-it, z. Erbas, duke marrë parasysh neglizhencën e treguar nga organet kompetente, u dakorduan që përmes një marrëveshje të përbashkët, komuna e Mitrovicës do të marrë përsipër furnizimin me rrymë cilësore për një periudhë 5 vjeçare në banesën kolektive në fshatin Stan Tërg.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here