Komuna e Mitrovicës organizon aktivitet vetëdijesues kundër dhunës në baza gjinore

0
45

Me rastin e hapjes së fushatës zyrtare të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në bazë gjinore, Komuna e Mitrovicës përkatësisht Zyra për Barazi Gjinore në bashkëpunim me OJQ-në, Asosacioni i Grave për të Drejtat e Njeriut ( MWAHR) kanë organizuar aktivitetin vetëdijesues “Stop dhunës në bazë gjinore”.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, drejtoresha e Administratës, Valmire Sylejmani, zyrtarja për Barazi Gjinore, Besa Veseli, drejtoresha e OJQ “MWAHR”, Vetone Veliu, asamblistet e Kuvendit Komunal, Valbone Sadiku, Nafije Rexha, zyrtarë policor si dhe gra nga komunitetet e ndryshme të interesuara për të kontribuar me pjesëmarrjen e tyre.

Ky aktivitet ka për qëllim parësor ngritjen e vetëdijes për trajtim, përkujdesje dhe respektin e nënave, motrave dhe vajza tona.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here