Komuna e Mitrovicës pritet të bëhet me “Planin Komunal për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm në mesin e të rinjve 2020-2022”

0
71

Komuna e Mitrovicës pritet të bëhet me “Planin Komunal për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm në mesin e të rinjve 2020-2022”

Shefi i sektorit për Siguri dhe Emergjenca, Bahtir Maxhuni, gjatë ditës së sotme ka realizuar një takim me drejtoreshën e organizatës “Community Building Mitrovica – CBM”, Aferdita Sylaj me të cilën ka biseduar lidhur me procesin e zhvillimit të “Planit Komunal për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm në mesin e të rinjve”.

Gjatë këtij takimi është bërë e ditur së Community Building Mitrovica(CBM) në kuadër të konsorciumit të organizatave, të përbërë nga Open DataKosovo(ODK) dhe OJQ “Mundësia” dhe në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës kanë përfunduar me sukses “Planin Komunal për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm në mesin e të rinjve 2020-2022” .

Në hartimin e këtij plani ishin të involvuar një numër i madh i pjesëmarrësve, duke përfshirë këtu jo vetëm zyrtarë komunal, por edhe përfaqësues nga shoqëria civile, udhëheqës fetarë, përfaqësues të shkollave të mesme, nxënës dhe prindër.

Drejtoresha e CBM-it, Afërdita Sylaj, tha se fale një bashkëpunimi të mirë me Drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim, janë mbajtur mese tetë punëtori të ndryshme, ku më shumë se 90 persona kanë marrë pjesë në procesin e konsultimit dhe formulimin e këtij plani.

Ndërsa Bahtir Maxhuni, shefi i sektorit për Siguri dhe Emergjenca, e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm hartimin e një plani të tillë, duke theksuar se pasi ky planë të marrë pëlqimin e ekzekutivit dhe të miratohet në kuvendin komunal, Komuna e Mitrovicës do të bëhet komuna e vetme e cila do të këtë në shfrytëzim “Planin Komunal për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm në mesin e të rinjve”.

Ky planë do të shërbejë si një instrument që i mundëson komunës që në mënyrë efektive të zbatoj aktivitetet për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm brenda fushave të përgjegjësisë, në përputhje me legjislacionin dhe politikat kombëtare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here