Komuna e Mitrovicës vazhdon të mbështesë HANDIKOS-in

0
8

Komuna e Mitrovicës vazhdon të mbështesë HANDIKOS-in

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, i shoqëruar nga drejtori i Arsimit, Iset Beka, drejtori i Administratës, Hysen Muzliukaj dhe koordinatori i Njësisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, Fitim Rama, sot kanë vizituar OJQ “HANDIKOS”, me ç’rast janë pritur nga drejtuesja e HANDIKOS-it, Myrvete Hasani.

Qëllimi i këtij takimi ishte që të njihen më shumë me gjendjen aktuale të kësaj kategorie të qytetarëve dhe kushtet me të cilat vepron HANDIKOS-i në Mitrovicë.

Drejtuesja e HANDIKOS-it, Myrvete Hasani, falënderoi përfaqësuesit komunal për vizitën dhe interesimin e tyre, duke thënë se tani organizata e tyre ka gjithsej 550 persona me aftësi të kufizuar prej të cilëve 150 janë fëmijë, që jetojnë në kushte jo të mira dhe presin që në të ardhmen kjo gjendje të ndryshoj.

“Ne jemi të vetëdijshëm se komuna ka vështirësi të mëdha në funksionimin e saj, për shkak të buxhetit të pamjaftueshëm dhe gjendjes së rëndë në të cilën jetojnë një numër i madh familjesh. Mirëpo, edhe përkundër kësaj gjendje, ju nënkryetar keni treguar vullnet dhe keni gjetur mundësi që të na ndihmoni dhe të na mundësoni që disa nga aktivitetet tona t’i realizojmë. Mirëpo, megjithëkëtë, në mungesë të mjeteve, nuk kemi realizuar edhe shumë aktivitete të domosdoshme për anëtarësinë tonë. Sidoqoftë, ne ju jemi shumë mirënjohës për mbështetjen e madhe që po na e jepnin”, tha ndër të tjerash znj. Hasani.

Nënkryetari Mujka, pasi ua uroi Ditën Ndërkombëtare përfaqësuesve të HANDIKOS-it, tha se komuna është shumë e interesuar që të krijoj kushte sa më të mira jetese edhe për personat me aftësi të kufizuar.

“Ne si institucion jemi shumë të interesuar që ju të keni një jetë sa më të lehtë dhe të keni kushte për aktivitete. Prandaj ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që është e mundur, që të ju mbështesim, ani pse jemi të vetëdijshëm se deri më tani kjo mbështetje nuk ka qenë e mjaftueshme.
Dua të ju siguroj se në të ardhmen do ta keni mbështetjen edhe më të fuqishme të institucioneve komunale dhe se kërkesat që ju do ti paraqitni, do të shqyrtohen me prioritet”, shtoi nënkryetari Mujka.

Ndërsa drejtori i Arsimit, Iset Beka, tha se me të vërtetë duhet të jemi të gjithë të barabartë dhe mos të lihet anash kjo kategori, andaj ai theksoi se Drejtoria komunale e Arsimit do ta bëjë të pamundurën që kësaj kategorie t’u del në ndihmë me sigurimin e infrastrukturës shkollore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here