Komuna e Mitrovicës zbaton urdhëresën për mos lejimin e produkteve me mbishkrimin “Kosovo i Metohija”

0
38

Komuna e Mitrovicës zbaton urdhëresën për mos lejimin e produkteve me mbishkrimin “Kosovo i Metohija”

Duke marr parasysh faktin se ditë më parë ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka marrë vendim që t’i ndalojë të gjitha produktet në treg që nuk i referohen Kosovës si shtet, inspektorët komunal të komunës së Mitrovicës, kanë dal të martën në terren për ti parë nga afër se a janë larguar të gjitha produktet që mbajnë këtë përmbajtje a jo.

Në fjalën e tij drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit, Hysni Ahmeti, theksoj se kanë hasur në disa mallra që importohen në Kosovë me mbishkrimin “Kosovë/o dhe Metohi”, “Kosovë/o UNMIK” apo “Kosovo/a Rezoluta 1244”.

”Ne sot kemi dalë në terren për të parë nga afër se a janë larguar produktet të cilat kanë këtë mbishkrimi. Kështu kemi vepruar sipas Urdhëresës së lëshuar nga Ministri Shala, i cili ka urdhëruar që inspektorët të kërkojnë nga operatorët ekonomik që menjëherë t’i largojnë nga tregu produktet me etiketim “Kosovë/o dhe Metohi”, “Kosovë/o UNMIK” apo “Kosovo/a Rezoluta 1244”, apo çdo emërtim tjetër i cili është në kundërshtim me emërtimin zyrtar të Republikës së Kosovës”, tha drejtori Ahmeti.

Po ashtu drejtori i Inspekcionit , Hysni Ahmeti, bëri të ditur se duhet të zbatohet neni 15 i Ligjit Nr.06/L-034 për mbrojtjen e Konsumatorit, i cili obligon inspektorët që të ndalojnë dhe të sanksionojnë shitjen, shërbimin dhe dhurimin e duhanit dhe pijeve alkoolike personave nën moshën tetëmbëdhjetë vjeçare.

Drejtori Ahmeti njoftoi se inspektorët komunal kanë konstatuar se disa markete që punojnë në komunën e Mitrovicës, tashmë i kanë larguar produktet e këtilla nga hapësirat e tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here