Kongresmeni amerikan: Washingtoni duhet të jetë më i përfshirë në dialogun Kosovë-Serbi

0
15

Kongresmeni i Teksasit, Ted Poe pret që Washingtoni të jetë më shumë i përfshirë në zgjidhjen e çështjes së dialogut Kosovë-Serbi.

“Unë mendoj se Washingtoni do të jenë më i përfshirë dhe duhet të jetë më i përfshirë në zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe ndoshta  BE-ja lëviz  për një rol të ndryshëm, sepse unë mendoj se Shtetet e Bashkuara mund të ndihmojë për të inkurajuar jo vetëm Serbinë, por edhe Kosovën të ulen në tryezën e bisedimeve në zgjidhjen e çështjeve që i kanë me vite “, tha ai për Zërin e Amerikës.

Sipas tij, Kosova ishte pjesë e problemit, për shkak të mosgatishmërisë për të gjetur një kompromis dhe një zgjidhje afatgjatë për paqen në rajon.

Ai shton se është i kënaqur që Shtetet e Bashkuara janë më të angazhuara në Ballkanin Perëndimor dhe beson se Kongresi po bën më shumë.

Poe përfundimit të këtij viti ka dalë në pension, dhe në seancën e re të Kongresit në janar, në pozicionin e grupit parlamentar do të zëvendësohet nga një kongresmen republikan nga Ohajo, gjeneral brigade Steve Stivers.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here