Kosova ndër më të suksesshmet për vitin 2018 sipas FIFA-s, ngritët për 46 pozita

0
41

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka shënuar rezultate të jashtëzakonshme për vitin 2018.

Vendi më i ri i shtëpisë më të madhe të futbollit në botë FIFA, ka arritur që brenda vitit të ngritët për 46-të pozita në renditjen zyrtare.

Kjo është arritur falë paraqitjeve që ka bërë Kosova në kuadër të ligës D, në Ligën e Kombeve.

Kështu është renditur ndër përfaqësueset më të suksesshme në këtë vit.

Dy lojët e fundit të Kosovës, Malta-Kosova 0:4 dhe Kosova-Azerbejxhan 5-0, dëshmuan se ky ekip me lojtarë të rinj, është ndërtuar për të shënuar edhe suksese tjera.

Kësaj renditje i prijnë Belgjika e cila cilësohet si kombëtarja më e suksesshme, pas tyre vijnë Franca, Brazili dhe Kroacia, njofton FIFA.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here