Kosovarit ia këput dorën makineria ku punonte

0
40

Një pejan ka mbetur pa një gjymtyrë pas një incidenti që kishte në vendin e punës dje rreth orës 15:00.

Policia bën të ditur se gjendja e personit të lënduar është stabile, mirëpo po gjendet në spital për shkak se ka humbur njërën dorë. Ende nuk dihen rrethanat e incidentit.

“Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke punuar në një kompaninë, në rrethana të panjohura ka pësuar lëndime trupore (një nga makineritë ia ka këputur dorën)”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Ndryshe, viktima është dërguar në Spitalin e Pejës për t’u trajtuar, dhe mësohet se është jashtë ndonjë rreziku më të madh.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here