Kreu i Rahovecit fton qytetarët ta përcjellin bashkë seancën për ushtrinë

0
24

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i ka ftuar familjarët e dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës që nesër t’i bashkohen në sallën e kuvendit komunal për ta ndjekur seancën e votimit për formimin e ushtrisë së Kosovës.

“Pa kontributin tuaj të pashoq ne sot nuk do të gëzonim as lirinë, as shtetin e as ushtrinë, andaj kam dëshirë që këtë ditë historike ta ndajmë e përjetojmë bashkë!”

“Po ashtu, janë të ftuar të gjithë qytetarët e interesuar që të na bashkohen në këtë ditë të madhe për Kosovën”, thuhet mes tjerash në njoftimin dërguar mediave.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here