Kryetari Bahtiri kërkon të ndalohet përdorimi i telefonit nga mësimdhënësit në orët mësimore në shkollat e qytetit të Mitrovicës

0
191

Kryetari Bahtiri kërkon të ndalohet përdorimi i telefonit nga mësimdhënësit në orët mësimore në shkollat e qytetit të Mitrovicës•

Drejtuar nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve, ku janë diskutuar disa pika të rendit të ditës, që janë me interes për qytetarët e komunës së Mitrovicës.

Fillimisht drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Shukri Gashi, ka njoftuar ekzekutivin lidhur me inkasimin e të hyrave vetanake në Komunën e Mitrovicës, për periudhën Janar- Nëntor 2019 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018, ku komuna ka shënuar rritje prej 16,93% apo në vlerë prej 306,846.12 euro. Ndërsa sa i përket inkasimit krahasuar me planifikim për të njëjtën periudhë, Komuna e Mitrovicës ka arritur të realizoj 93,80% të planifikimit.

Ndërsa drejtori për Inspeksion, Hysni Ahmeti, ka njoftuar ekzekutivin lidhur me aksionin e zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, me datën 21.12.2019 dhe 22.12.2019, duke inspektuar subjektet afariste lidhur me vendimin për respektimin e orarit të punës, me ç’rast vendimi për ditën e diele të jetë ditë pushimi për të gjitha bizneset në Mitrovicë është duke u respektuar në përpikëri.

Në fund kryetari Bahtiri kërkoi nga drejtori i Arsimit që të zbatojë udhëzuesin 20/2018, për ndalimin e telefonave celular në institucionet arsimore parauniversitare, me ç’rast të gjithë mësimdhënësve në shkollat e qytetit të Mitrovicës, do tu ndalohet përdorimi i telefonit celular në të gjitha ambientet shkollore, përjashtuar sallës së arsimtarëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here