Kryetari Bahtiri pret në takim drejtorin e Interplast Group Bekim Gashi

0
198

Kryetari Bahtiri pret në takim drejtorin e Interplast Group Bekim Gashi•

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga drejtoresha për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Nazan Kërveshi, kanë pritur në një takim drejtorin e Interplast Group në Mitrovicë, Bekim Gashi, me ç’ rast kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes tyre.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është ofrimi i shërbimeve dhe krijimi i bashkëpunimit të ndërsjellët mes palëve, me fokus të veçantë në fushën e përfituesve të familjeve me skemë sociale në Komunën e Mitrovicës.

Përmes kësaj marrëveshje, Komuna e Mitrovicës përkatësisht Drejtoria për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Qendra për Punë Sociale dhe Interplast Group Mitrovicë do të mundësojnë familjeve me skemë sociale 10 % zbritje në të gjitha produktet elektro shtëpiake.

Me këtë rast kryetari Bahtiri, u shpreh falënderues ndaj drejtorit Gashi për bashkëpunimin e treguar për ti ndihmuar familjet në nevojë në komunën e Mitrovicës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here