Kryetari Bahtiri priti në takim ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi

0
17

Sot, ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, i shoqëruar nga zv. ministri i kësaj ministrie Gjergj Beka, kanë qëndruar në Komunën e Mitrovicës, me ç’rast janë pritur nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri.

Me këtë rast kryetari i komunës, Agim Bahtiri ka njoftuar ministrin Matoshi lidhur me zhvillimet aktuale në Mitrovicë dhe gjendjen e sigurisë në komunën tonë duke thënë se falë maturisë dhe përkushtimit të qytetarëve, angazhimit maksimal të strukturave e institucioneve komunale dhe bashkëpunimit të mirë e të suksesshëm me organet e rendit, situata e sigurisë në Komunë është e qetë dhe stabile.

Po ashtu kryetari Bahtiri, u shpreh mirënjohës ndaj ministrit Matoshi për vizitën dhe interesimin e tij të vazhdueshëm për Mitrovicën, dhe mbështetjen nga kjo ministri në realizimin e projekteve të shumta në të mirë të qytetarëve.

Në këtë takim është folur lidhur me projektin e Impiantit për menaxhim të ujërave të zeza i cili pritet të realizohet gjatë vitit të ardhshëm në Mitrovicë dhe arrin shumën 35 milionë euro si dhe projektet tjera të realizuara deri më tani të cilat arrijnë vlerën prej 7.5 milionë euro.

Më pastaj kryetari Bahtiri dhe ministri Matoshi së bashku kanë takuar edhe drejtoreshën e Agjencisë për Zhvillim Rajonal- Veri, Rreze Duli, me ç’rast gjatë këtij takimi u njoftuan lidhur me aktivitetet dhe projektet e realizuara të Agjencisë për Zhvillim Rajonal- Veri.

Gjatë këtij takimi ministri Matoshi, u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me stafin e AZHRV-së dhe për mundësitë për ta përkrahur këtë agjencion përmes projekteve në të ardhmen.

Më tutje, kryetari Bahtiri dhe ministri Matoshi kanë vizituar edhe kolegjin IBC-M në Mitrovicë, ku para studentëve kanë shpalosur projektet të cilat do të realizohen në Komunën e Mitrovicës, që kanë të bëjnë me trajtimin e ujërave të zeza dhe nevojat e rezervave të ujit, që për qytetarët është shumë i nevojshëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here