Kryetari Bahtiri takon kryetarin e Bursës z. Alinur Aktaş

0
100

Në vazhdën e takimeve zyrtare në Turqi, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, gjatë ditës së sotme është pritur në takim nga kryetari i Bashkisë në Bursa, Alinur Aktaş, me të cilën janë shqyrtuar mundësitë për bashkëpunim në mes të dy komunave, njëkohësisht janë shkëmbyer edhe përvojat e tyre.

Kryetari Bahtiri falënderoj kryetarin Aktaş për mikpritjen e treguar duke thënë se Komuna e Mitrovicës është e gatshme që të bashkëpunoj me të gjithë për realizimin e ideve dhe projekteve të ndryshme, ndërsa çelësi i çdo suksesi padyshim se është përkushtimi në punë si dhe bashkëpunimi me miqtë nga rajoni dhe më gjerë.

Kryetari i komunës së Bursës, Alinur Aktaş, shprehi gatishmëri që të ndihmojë Komunën e Mitrovicës, nëpërmjet donacioneve, duke thënë se do të shqyrtojë mundësitë ligjore për të realizuar projekte në Mitrovicë.

Dy bashkëbiseduesit u dakorduan që ky bashkëpunim në të ardhmen të vazhdohet, me ç’rast kryetari Bahtiri e ftoi kryetarin e Komunës së Bursës, Alinur Aktaş, që ta vizitoj komunën e Mitrovicës.

Kujtojmë që Bursa është qyteti i katërt për nga madhësia e rëndësia në Turqi dhe ka më shumë se 3 milionë banorë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here