KURTI I THOTË THAÇIT: AS DËSHMORËT NGA VARRET S’KANË TË DREJTË TË FALIN TOKË

0
187

As dëshmorët nga varret nuk kanë të drejtë të falin tokë të Kosovës, e lëre më njerëzit e gjallë, ka thënë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili shtoi se qytetarët, e kanë mendjen tek papunësia dhe varfëria, që sipas tij, ka kapluar vendin.

“A e dini pse qytetarët nuk duan status kuo, sepse e kanë mendjen tek papunësia, varfëria. Brezi i sotëm është mjaft i pasigurt. Kundërshtimi i status kuo është me shumë kundërshtim socio-ekonomik. As dëshmorët nga varret nuk kanë të drejtë të falin tokë të Kosovës e lëre më njerëzit e gjallë”, tha Kurti.

Këto komente, kreu i VV-së , i bëri në konferencën me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, në të cilën mori pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas Kurtit, Serbia e ka të qartë se çfarë dëshiron nga Kosova, që është kufizim me shqiptarët përmes ndarjes.

“33 marrëveshje janë të nënshkruara. 33 marrëveshje Kosovë serbi nuk janë kanë ndryshuar mendjen vendeve mos-njohëse të Kosovës. Ne e dimë çka donë Serbia. Ajo e thotë hapur e qartë, kufizim me shqiptarët përmes ndarjes së shqiptarëve. Projekti është i vjetër. Ne e dimë çka duan ata por a e dimë çka duam ne. Unë jam shume optimist që për kërkesat tona ndaj Serbisë ne do të arrimë konsensus”, tha Kurti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here