Kurti komenton deklaratat e Thaçit në OKB: Iu rikthye “korrigjimit të kufijve”

0
38

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka komentuar deklaratat e ditës së djeshme të presidentit Hashim Thaçi në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë në OKB.

Kurti përmes një shkrimi ka thënë se Thaçi iu rikthye sërish idesë së shkëmbimit të territoreve, duke përdore shprehje si “vendime të vështira”.

Ai tha se votimi i rezolutës për dialog ditën e shtunë mbanë përgjegjësi historike për rikthimin e, siq e quajti ai, pazarit të Thaçit.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Albin Kurtit.

Të gjithë njerëzit e presidentit
Në fjalimin e tij të mbrëmshëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Thaçi tregoi se ka dalur nga vetmia e madhe dimërore.
Ai tha: “Në Kosovë, ne mbetemi të vendosur për paqe dhe dialog me Serbinë. Për këtë qëllim, Kuvendi i Kosovës javën e kaluar miratoi rezolutën për dialog dhe strukturën e ekipit negociator, me përfshirje pozitë-opozitë dhe shoqëri civile.”
Për të vazhduar me: “Ne jemi gati për dialog. Ne jemi gati për vendime të vështira. (…) E di që nuk do të jetë aspak e lehtë. E di se marrëveshjet e kësaj natyre nuk janë shumë popullore. Por, ato janë të domosdoshme. (…) Me një marrëveshje paqësore finale Kosovë-Serbi, ligjërisht obliguese, pa kufij në baza etnike, pa shkëmbim popullatash, por me njohje reciproke si vende të pavarura e sovrane e shtete me shoqëri shumetnike.”
Pra, Thaçi po i kthehet gjuhës së verës 2018, para protestës madhështore e masive të 29 shtatorit, po i kthehet kohës kur fliste për ‘kompromis të dhimbshëm’ dhe ‘korrigjim të kufijve’.
Vëreni me kujdes, tash flet sërish për ‘vendime të vështira’ dhe kundërshton atë që e quan ‘shkëmbim popullatash’, por nuk flet për integritet territorial dhe nuk kundërshton shkëmbimin territorial dhe as ndarjen e Kosovës.
Votimi i të shtunës mbrëma në Kuvendin e Kosovës mban përgjegjësi historike për rikthimin e Thaçit dhe të pazarit të tij me Serbinë në kurriz të shtetit dhe territorit të Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here