Kush e fshehu këtë fotografi tash e 20 vjet?

0
43

Institucionet e vendit, më saktësisht Kryeparlamentari Kadri Veseli, është kujtuar që pas plotë 20 vjetësh të nisë iniciativën për themelimin e një Tribunali , ku do të gjykohen krimet dhe gjenocidi serb, të kryera ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë gjatë luftës së fundit. Për këtë ditë u gjet edhe një fotografi e tmerrshme ku tre ushtarë shihen duke dhunuar një grua. Flora Brovina, e cila nga shumëkush u akuzua si mashë e pushtetit pasi publikoi fotografinë, tha se gruaja e dhunuar është një 50 vjeçare shqiptare, të cilën tha se e njeh personalisht. Por, ku ishte kjo fotografi qe 20 vjet?

Sot me iniciativë të kryetarit të PDK’së dhe njëherit kreut të Kuvendi të Republikës së Kosovës, po mbahet një seancë ku do pritet të bëhet shqyrtimi i një propozim-rezolute për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës së ish-regjimit serb në Kosovë, dhe gjithashtu do të krijohet një Komision Shtetëror për krijimin e një Tribunali ku do të gjykohen krimet dhe gjenocidi serb në Kosovë.

Ndërkohë pak para fillimit të seancës, deputetja e partisë së Kadri Veselit, Flora Brovina, ka bërë publike një fotografi në të cilën shihet se si disa kriminelë serb dhunojnë një grua. Ajo tha se e njeh këtë shqiptare të Kosovës e cila është dhunuar para syve të familjarëve të saj.

Nuk dihet kush e ka pasur këtë  fotografi e cila nuk ishte publikuar më herët, ishte mbajtur e fshehur për gjithë këto dy dekada të pasluftës nga dikush, dhe u bë publike sot, pikërisht në ditën kur Veseli po provon të jetësojë idenë e tij për krijimin e një Tribunali ku do të gjykohen krimet serbe.

Një provë e tillë për krimet që serbët kanë bërë gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka mundur të publikohet edhe më herët, për t’i treguar gjithë botës për tmerrin që shqiptarët e Kosovës kanë përjetuar gjatë pushtimit serb.

Por diçka e tillë nuk ka ndodhur, dhe është zgjedhur që ajo fotografi të bëhet publike sot , në funksion të idesë së kreut të Kuvendit për krijimin e Tribunalit,  ku do të gjykohen serbët dhe të bëmat e tyre çnjerëzore ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë të Kosovës.

Megjithatë për krimet serbe të kryera në Kosovë, ka qindra e mijëra fotografi e dokumentime të tjera , të cilat dëshmojnë për gjenocidin serb të kryer në luftën e fundit në Kosovë, dhe provat për të krijuar një Tribunal të tillë janë të shumta.

Në seancën që ka filluar në orën 14:00, do të hidhen në votim pikat e përmendura më lartë, ndërkohë do të caktohet dhe një ditë e quajtur ‘Dita e Gjenocidit”, si dhe gjithashtu do të merret vendim për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit, dhe vendimi për ndërtimin e Memorialit të Dëbimit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here