Kuvendi i komunës së Mitrovicës aprovoj buxhetin komunal për vitin 2019

0
23

Kuvendi i komunës së Mitrovicës aprovoj buxhetin komunal për vitin 2019

Nën drejtimin e kryesuesit, Jeton Ujkani dhe në prani të nënkryetarit të Komunës, Faruk Mujka e bashkëpunëtorëve të tij, sot është mbajtur mbledhja e 10-të e rregullt e Kuvendit të Komunës.

Pasi u aprovua rendi i ditës pas shumë diskutimesh dhe propozimesh dhe debatit të zhvilluar për gati dy orë lidhur me të , këshilltarët komunal miratuan ndryshimet dhe plotësimet në Draft-rregulloren Nr. 03/2018 Për ndryshim dhe plotësim të Rregullores Nr. 03/2014 Për caktimin e orarit të punës për subjektet afariste në Komunën e Mitrovicës.

Kështu barnatoret e qytetit tani e tutje do t’u lejohet të punojnë deri në ora 22, kurse në vend të tri barnatoreve tani e tutje do të kujdestarojnë 4 sosh.
Pika më e rëndësishme e rendit të ditës në këtë mbledhje ishte Propozim –vendimi për miratimin e buxhetit komunal për vitin 2019 , ku lidhur me këtë pikë pati mjaft diskutime dhe propozime për ndryshim të pozicioneve .Me disa ndryshime të theksuara, duke mos prekur shumën totale të buxhetit por vetëm ndryshime brenda pozicioneve,buxheti për vitin 2019 u aprovua nga këshilltarët e pranishëm të kuvendit të komunës.

 

42604807_525655467886522_3499801483224809472_o.jpg

 

Buxheti i komunës së Mitrovicës, për vitin 2019 do të jetë 19.728.815 Euro, i cili përbehet nga Granti Qeveritar në shumë prej 17.073.332 Euro dhe të hyrat vetanake në shumë prej 2.464.403 Euro. Financimin nga huamarrja do të jetë 19.080 Euro .

Shpenzimet totale komunale për vitin 2019 do të jenë si në vijim:12.025.408 Euro për paga dhe mëditje; 2.398.883 Euro për mallra dhe shërbime; 493.815 Euro për shpenzime komunale;530.043 Euro për subvencione dhe transfero dhe 4.280.66 Euro për shpenzime kapitale.
Mbledhja e Kuvendit të Komunës u ndërpre për të vazhduar të martën, ku do të shqyrtohen pikat e tjera të rendit të ditës.

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here