LDK’ja deklarohet e gatshme për zgjedhje të reja

0
12

ldk_1539813134-3791226Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur gatishmërinë e saj për zgjedhje të reja në Kosovë, duke thënë se qeveria aktuale ka humbur legjitimitetin.

Gjatë një takimi me strukturat e degës së LDK-së në Prizren, kryetari i degës së LDK-së në Prizren, deputeti Haxhi Avdyli, ka folur për nevojën që kjo parti të kthehet në qeverisje për të realizuar kërkesat e të gjithë qytetarëve.

Ai ka shprehur vullnetin politik të LDK-së, por edhe të partive tjera në opozitë dhe disa deputetëve pjesë e pozitës, për rrëzimin e kësaj qeverie e cila tashmë ka humbur legjitimitetin.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka përshëndetur degën e Prizrenit dhe ka folur për zgjedhjet e lokale, dhe rezultatin e Prizrenit për të shpresuar se në të ardhmen LDK-ja të dalë e para në Prizren.

Ndërsa, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Selmanaj përveç tjerash ka folur për sondazhet e organizatave ndërkombëtare dhe të vendit të cilat e kanë nxjerrë LDK-në të parën në vend.

Deputeti Anton Quni ka thënë se LDK-ja do të mbështesë projektligjin për transformimin e FSK-së në ushtri të rregullt të Kosovës.

Në këtë takim strukturat e degës së Prizrenit, kanë përkrahur qëndrimet e Kryesisë së LDK-së, por kanë shprehur pakënaqësi dhe shqetësime për çështjet aktuale politike dhe qeverisjen aktuale. LDK-ja është e gatshme që të shkoj në zgjedhje, këtë po e vërteton vetë mobilizimi i të gjitha degëve në takimet që janë duke u mbajtur me kryesinë e LDK-së, thuhet në komunikatën për media të Zyrës së informacionit pranë LDK-së.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here