Liberalizimi i vizave për këtë vit në pikëpyetje të madhe

0
8

Ministrja Dhurata Hoxha ka deklaruar për “Zërin” se nëse nuk sigurohet shumica e votave të nevojshme pro liberalizimit të vizave në Këshillin e Ministrave të BE-së, atëherë votimi i paraparë në fillim të dhjetorit të këtij viti mund të shtyhet derisa të sigurohet qëndrimi pozitiv i shumicës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, disa herë ka deklaruar se qytetarët e Kosovës në fund të këtij viti do të lëvizin pa viza në Bashkimin Evropian. Por duke u ofruar fundi i vitit edhe shefja e Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës ka filluar t’i ndryshojë deklaratat.

E para e Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës ka deklaruar dje për gazetën “Zëri” se nëse nuk sigurohet shumica e votave të nevojshme pro liberalizimit të vizave në Këshillin e Ministrave të BE-së, atëherë votimi i paraparë në fillim të dhjetorit të këtij viti mund të shtyhet derisa të sigurohet qëndrimi pozitiv i shumicës.

Nëse nuk ka shumicë gjatë votimit për liberalizimin e vizave te Këshilli i Ministrave vendimi për votim shtyhet derisa nuk merret qëndrimi pozitiv i shumicës së anëtarëve të Këshillit të Ministrave. Procedurat nuk kthehen prapa dhe konsideroj se shembulli i kthimit në proces deri më tani nuk ka ngjarë, as në rastin tonë nuk do të ngjajë”, ka thënë Hoxha për “Zërin”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here