Liderët politikë, të ftuarit e Speciales më 2019?

0
34

Gjykata Speciale ditëve në vijim do të ftojë për intervistë edhe persona të tjerë pos atyre që u ftuan deri tash.

Kështu deklaroi Driton Lajçi nga Ministria e Drejtësisë derisa mori pjesë në tryezën e organizuar nga Grupi për Studime Juridike Politikë ku u diskutua për Gjykatën Speciale në vitin 2019: Pritjet, problemet dhe pyetjet e mbetura.

Lajçi shtoi se viti që po vjen do të jetë goxha i zorshëm për vendin.

Por asesi nuk tregoi nëse në mesin e atyre që do të ftohën nga ky organ do të jenë edhe krerët e institucioneve kosovare.

Avokati Avni Puka bëri me dije Gjykata Speciale është e Kosovës dhe se tash duhet të përballemi me pasoja çfarëdo çofshin ato, pasi që sipas tij Kosova vet e krijoi një organ të tillë të drejtësisë.

Gjykata Speciale pos që do të hetojë luftën e UÇK-ës, do të merret edhe me zbulimin e vrasjeve politike të kryera në Kosovë menjëherë pas luftë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here