Malazezët e Kosovës rreshtohen kundër taksës ndaj Serbisë

0
30

Ndaj vendosjes së taksës prej 100 përqind për mallin serb dhe boshnjak, përmes një shkrimi drejtuar mediave ka reaguar edhe shoqata e malazezëve të Kosovës.

Sipas tyre, tarifat e imponuara nga autoritetet e Kosovës për importet e produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, si dhe tensionet e sapo lindura, kërcënojnë edhe familjet e malazezëve në Kosovë.

“Futja e masave të tilla radikale, kur në anën tjetër kërkohet pajtimi historik dhe marrëveshja, mund të kthehen si bumerang vetëm për qytetarët e Kosovës. Pasojat e një politike të tillë mund të jenë afatgjata, të prodhojnë izolim, kolaps ekonomik, krizë sociale, trazira dhe madje konflikte të armatosura. Fëmijët tanë nuk e meritojnë një të ardhme të tillë”.

“Për shkak të gjithë kësaj, ne bashkohemi me kritikët e taksave të imponuara dhe ftojmë të gjithë faktorët relevantë në Kosovë që përmes dialogut të brendshëm sa më shpejt që të jetë e mundur ta kapërcejnë situatën e sapo dalë dhe pas kësaj, së bashku me Serbinë, të bëjnë gjithçka për të arritur marrëveshjen përfundimtare ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet mes tjerash në reagimin e kwtij komuniteti.

Ata po ashtu tërheqin vërejtjen se duhet të jemi të vetëdijshëm për faktin që koha po mbaron dhe se fuqitë e mëdha nuk do të kenë shumë durim dhe mirëkuptim me ne për një kohë të gjatë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here