Mbrëmja e parë e 2019’s në Prishtinë, me ajër të pashëndetshëm

0
77

Megjithëse është një problem me të cilin qytetarët po përballen tash e sa kohë, ajri në Prishtinë edhe në mbrëmjen e parë të vitit 2019 po cilësohet të jetë i pashëndetshëm.

Sipas matësve të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, indeksi i cilësisë së ajrit për momentin në Prishtinë është 117.

Ajri në këtë gjendje cilësohet si i pashëndetshëm sidomos për grupet e personave të ndjeshëm.

Këtu hyjnë fëmijët, pleqtë dhe ata që kanë sëmundje me frymëmarrje. Për këta persona rekomandohet që të evitojnë daljet jashtë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here