Media serbe: Trump e ka ndryshuar qëndrimin për Kosovën

0
8

Sipas gazetës së Beogradit ‘blic’ , presidenti i SHBA-së Donald Tramp dje “personalisht e ka konfirmuar ndryshimin e politikës amerikane lidhur me çështjen e Kosovës”.

Kjo gazetë shkruan se “në bisedën e shkurtër e të përzemërt, kryeministrja serbe Ana Bërnabiq e ka falënderuar Trumpin për ndryshimin e qëndrimit të administratës së tij lidhur me çështjen e Kosovës për çfarë asaj presidenti i ka thënë:

“Good people” (njerëz të mirë).

Me aludimin, thotë “blic”, se serbët janë njerëz të mirë.

Siç kanë thënë bashkëbisedues të këtij mediumi serb.

Washingtoni përkrah vazhdimin dialogut dhe çdo kompromis që e arrijë dy palët.
Kështu, shkruan “blic”, Serbia, krahas Rusisë Kinës e ka fituar edhe një aleat potencial.
“Nuk mund të them se pata kohë, porse falënderova për kuptimin e ri ndaj Serbisë dhe të kuptim të qëndrimit tonë”, e ka përshkruar takimin me presidentin Tump Bërnabiq.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here