Menaxhimi i mbeturinave në Vushtrri zgjerohet edhe me 4500 kontejnerë të mbeturinave

0
29

Komuna e Vushtrrisë në kuadër të implementimit të reformës në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhënë mbështet të GIZ-it, nga 01.07.201 ka bërë zgjerimin e shërbimit në tërë territorin e Komunës së Vushtrrisë.

Grumbullimi i mbeturinave në të gjitha fshatrat e komunës është duke u bërë derë më derë, prandaj me qëllim të lehtësimit të punëve gjatë grumbullimit dhe transportimit nga Ndërmarrja ,,UNITETI’’, Komuna e Vushtrrisë është furnizuar me 4500 kontejnerëve 120 (l) dhe do të bëjë shpërndarjen në të gjitha fshatrat e komunës, me përjashtim të atyre fshatrave që janë furnizuar më herët.

Apelojmë te Këshillat e fshatrave që të jenë sa më aktiv në organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij procesi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here