Menaxhmenti dhe as Bordi i RTK’së s’kanë pasur përgjigje pse kryeredaktori i nënshtrohet politikës

0
9

Kryeredaktori i RTK’së dhe një gazetar kanë marrë urdhra e kërkesa redaktoriale nga zyrtarët e Presidencës. Dëshmitë janë publikuar nga gazetari Nebih Maxhuni. Presidenca dhe RTK’ja kanë heshtur. S’kanë treguar nëse do të merren masa. AGK ka premtuar se do të merret me këtë rast. E një deputet ka thënë se ky rast tregon ndërhyrjen brutale të PDK’së e pushtetit ndaj televizionit publik.

Gazetarët e RTK’së kur shkojnë nëpër konferenca për shtyp nuk bëjnë vetëm pyetje që u jepen prej redaktorëve. Iu ndodh shpesh që pyetjet t’i marrin paraprakisht nga zyrtarët e pushtetit dhe të njëjtat t’ua bëjnë zyrtarëve të Shtetit.

Kështu i ka ndodhur edhe gazetarit Nebih Maxhuni, i cili kishte marrë pyetje prej një Këshilltari të Presidentit Thaçi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here