Ministri boshnjak: Do të kërkojmë pezullimin e Kosovës nga CEFTA dhe MSA

0
18

Ministri i Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të Bosnjës dhe Hercegovinës, Mirko Sharoviq tha se lidhur me taksën 100 për qind të vendosur nga  autoritetet kosovare, nuk ishte e nevojshme të përdoreshin kundërmasat, por se sipas tij një përgjigje nga Bosnja mund të ishte kërkesa  për të përjashtuar Kosovën nga marrëveshjet që garantojnë tregtinë e lirë.

Ai theksoi se një nga masat e mundshme, nëse Prishtina vazhdon me taksën është kërkesa për pezullimin e (Marrëveshjes së Evropës Qendrore për Tregti të Lirë) e CEFTA-s, ose ajo për pezullimin e MSA-së (Procesi i Stabilizim – Asociimit me BE-në).

“Ata do të takohen më 17 dhjetor dhe do të informojmë (Johannes Hahnin, Komisioneri i BE për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit) dhe (Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri) Federica Mogherini për këtë,” tha ministri boshnjak për TV Alfa

Ai vlerësoi se Kosova me pranimin në  CEFTA-s e pranoi faktin se Bosnja në atë kohë nuk e ka njohur dhe gjitashtu  se njohja nuk mund të jetë një kusht për tregtinë e lirë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here