Ministri Lluka flet për situatën energjetike në Fushë Kosovë dhe Suharekë

0
32

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, iu ka drejtuar qytetarëve Fushë Kosovës dhe Suharekës për ankesat e shumta që ka pranuar për mungesë të energjisë elektrike në këto dy komuna.

Ai tha se personalisht është kujdesur që të shikojnë zgjidhjen e problemeve në mënyrë që qytetarët e këtyre dy komunave të kenë qasje në këtë shërbim bazik për nevojat e tyre.

“Në këtë moment, duke ju falënderuar bashkëpunimit të institucioneve relevante, të dy komunat kanë energji elektrike. Përderisa për Suharekën investimi nga KOSTT është finalizuar dhe nuk pritet të ketë ndërprerje për shkak të mirëmbajtjes, në Fushë Kosovë situata mund të jetë më e ndërlikuar”, deklaroi Lluka në rrjetin social Facebook.

Më tej ai shtoi sqarimin shtesë duke thënë se KOSTT është paraparë të investoi në Fushë Kosovë për të përballuar zgjerimin/ndërtimin e shpejtë që ka rritur kërkesën për energji elektrike më shumë se kudo tjetër në Kosovë, mirëpo një investim i tillë nuk është arritur të realizohet këtë vit për shkak të mungesës së financave si rezultat i mos implementimit të marrëveshjes për energji nga ana e Serbisë . Nga ana tjetër, për shkak të mbingarkesës, trafot aktuale nuk kanë qenë të mjaftuara dhe si rezultat, ka pasur reduktime.

“Sidoqoftë, për të bërë zgjidhje të shpejtë, KEDS ka investuar në një trafo shtesë që bënë të mundur pjesërisht shpërndarjen e kësaj ngarkese e cila është në realizim e sipër. Edhe pse për momentin e gjithë Fushë Kosova ka rrymë, kjo situatë është e pa parashikueshme, varësisht prej ngarkesave që mund të vijnë. Tani, në këto momente, drejtori i mirëmbajtjes po qëndron në Fushë Kosovë për të përcjellur situatën nga afër dhe për të siguruar furnizim të rregullt”, tha ndër tjerash Lluka në Facebook.

Gjithashtu ai se Suhareka ka energji elektrike dhe nuk pritet të ketë reduktime të mëtejme, për çdo gjë, mbetëm afër jush për të ndihmuar në këto ditë të ftohta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here