Mitrovica së shpejti me qendër për persona me aftësi të kufizuara

0
63

Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, sot ka pritur në një takim kryetaren e OJQ- Shoqata “Së bashku” me seli në Zvicër, znj. Marianne Zutt, së bashku me bashkëpunëtorët e saj, me ç’rast kanë nënshkruar kontratën për dhënien në shfrytëzim të pronës së komunës për krijimin e një qendre për personat me aftësi të kufizuara.

Përmes kësaj kontrate OJQ Shoqata “Së bashku” do të bëj renovimin e objektit të dhënë në shfrytëzim nga Komuna e Mitrovicës, duke e bërë atë funksional dhe hapësira në fjalë të ofrojë shërbime për personat me aftësi të kufizuara.

Me këtë rast nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, ka falënderuar të pranishmit për iniciativën e ndërmarrë duke thënë se komuna është e gatshme tu ndihmoj dhe të bashkëpunoj me ta çdo herë në të mirë të qytetarëve tanë.

Po ashtu nënkryetari Mujka, theksoi se me renovimin e kësaj qendre do të ketë qasje shumë më të lehtë dhe humane për këtë kategori dhe se me renovimin e këtij objekti po kompletohet edhe më tepër infrastruktura e nevojshme në shërbim të qytetarëve në mirëqenie të tyre.

“Shpresoj se me renovimin e kësaj shtëpie do të kemi qasje shumë më të mira dhe shumë më humane ndaj këtyre personave, të cilëve iu duhet ndihma institucionale. Unë edhe njëherë ju falënderoj për gatishmërinë dhe përkushtimin për të realizuar këtë marrëveshje, dhe tani e tutje mbetet implementimi i projektit në bazë të marrëveshjes së nënshkruar”, tha ndër tjerash nënkryetari Mujka.

Edhe kryetarja e OJQ- Shoqata “Së bashku” me seli në Zvicër, znj. Marianne Zutt, falënderoi nënkryetarin Mujka, për mbështetjen e komunës për dhënien në shfrytëzim të pronës për rregullimin e një qendre që do tu shërbej personave me aftësi të kufizuar.

Ky objekt do të filloj të rinovohet nga muaji tetori i këtij viti ndërsa përurimi i tij do të bëhet në fillim të muajit shkurt 2020.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here