Mot i ftohtë dhe reshje bore

0
35

Sot do të mbajë mot i ftohtë dhe pjesërisht i vranët, ndërsa kohë pas kohe do të ketë mundësi për reshje lokale bore, kryesisht në mëngjes dhe pasdite vonë.

Në fillim të javës nga veriu i kontinentit depërton një front i ftohtë që do të sjellë vranësira, erëra të fuqishme dhe të reshura, që nga dita e martë me mundësi edhe për reshje bore.

Në pjesën e dytë të javës fushat e presionit të lartë që do të shtrihen mbi rajon, do të kushtëzojnë mot më stabil me kthjellime, por me ngrica në orët e mëngjesit.

Erërat e fuqishme do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe shpërndarjen e ndotësve, ku vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të zbresin në vlera normale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here