Mungesa e një deputeti të PDK-së bën që seanca të shtyhet për në 16:30

0
77

Seanca e Kuvendit të Kosovës ku pritet që të votohet ekipi negociator për bisedime me Serbinë është shtyrë për në orën 16:30.

Kjo shtyrje ka ndodhur për arsye se një prej deputetëve të PDK-së ka pasur një rast vdekjeje.

“Seanca po shtyhet për arsye objektive. Një deputet i PDK-së duket se ka një rast vdekjeje. Por ne të gjithë deputetët e Nisma-s jemi këtu dhe jemi të gatshëm që ta votojmë rezolutën”, ka thënë ai.

Sherifi ka thënë se ka një dakordim mes pozitës dhe PSD-së për votimin e kësaj rezolute.

“62 deputetë pritet që ta votojnë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here