Mustafa pret në takim Kosnettin – zotohen për marrëdhënie mes shteteve në fushën e sigurisë

0
15

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka pritur në një takim njoftues ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, me të cilin kanë diskutuar për çështjet e sigurisë në vend.

Në këtë takim po ashtu u fol për për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në mes SHBA-ve dhe Kosovës.

Ministri Mustafa ka vlerësuar lart mbështetjen që qeveria amerikane ka dhënë për sektorin e sigurisë, veçanërisht për përkrahjen në fuqizimin e agjencive të sigurisë në kuadër të ministrisë së Punëve të Brendshme dhe kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ndërsa, Kosnett tha se vendi i tij është i përkushtuar për bashkëpunimin me Kosovën duke shtuar se ndjehet shumë i gëzuar që do të shërbejë në Kosovë.

Ai theksoi se bashkëpunimi dhe përkrahja amerikane për Kosovën, e në veçanti për institucionet e rendit dhe ligjit nuk do të mungojë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here