Në Mitrovicë mbahet stërvitje në shkolla për mbrojtje nga tërmetet

0
198

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, drejtori i Arsimit, Iset Beka si dhe drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Nehat Bahtiri, sot kanë ndjekur për së afërmi stërvitjen shkollore, e cila u mbajt në hapësirën e Shkollës së Mesme të Lartë të Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda”, trajnim ky që kishte për qëllim të përgatiste nxënësit se si duhet të sillen dhe të mbrohen në raste të tërmeteve.

Më këtë rast kryetari Bahtiri, në hapje të këtij aktiviteti ka falënderuar organizatorët e kësaj stërvitje, ndërsa mësimet dhe përvojat që marrin nxënësit i vlerësoi shumë të rëndësishme, jo vetëm për kohën kur ata janë nxënës, por për gjithë jetën.

Stërvitja e sotme u organizua me qëllim të ngritjes së gatishmërisë dhe zvogëlimit të rrezikut nga tërmetet në shkolla, ndërsa ajo u realizua me automjet simulator, me të cilin u simulua tërmeti.

Ndërsa zyrtari i AME-së, Muhamet Imeraj, ka thënë se stërvitjet shkollore që po zhvillohen edhe në komuna të tjera të Kosovës synojnë sensibilizimin, përgatitjen dhe njohjen e nxënësve se si ata duhet të sillen dhe të mbrohen në rastet e tërmeteve.

Ky organizim po bëhet në bashkëpunim mes AME-së, AFAD-in Turk dhe institucionet lokale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here